Në mes të një afrimi turko-armen, ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka vlerësuar ndihmën e Armenisë në përgjigjen ndaj tërmetit.

“Armenia na zgjati dorën e miqësisë në këtë kohë të vështirë”, tha Cavusoglu në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me homologun e tij armen Ararat Mirzoyan në Ankara.

Të dy ministrat thanë se qeveritë e tyre janë të gatshme të rivendosin plotësisht lidhjet, duke përfshirë hapjen e kufirit, por nuk dhanë një afat kohor të saktë.

Turqia hapi një vendkalim kufitar me Armeninë javën e kaluar për herë të parë në 35 vjet për të mundësuar transportin e ndihmave nga tërmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb