Mediat e huaja kanë publikuar pamjet gjatë aksionit të policisë së SHBA për kapjen e të burgosurit Casey White dhe gardianes së burgut Vicky White, e cila e ndihmoi të dilte nga burgu. Ata prej 11 ditësh ndodheshin në arrati dhe arritën të kapeshin e lokalizoheshin të hënën.

Casey, u arrestua nga policia, ndërsa Vicky, qëlloi veten në kokë, duke refuzuar të dorëzohet. Policia teksa mori informacione për vendndodhjen e tyre, nisi t’i ndiqte me një patrullë tepër të madhe. Më pas, ndjekja përfundoi kur dyshja u vendos në një rrugë të bllokuar. Makina që ata po drejtonin u përmbys e kësisoj burri u arrestua. Kujtojmë se gruaja e liroi të dashurin e saj në një burg të Albamas më 29 prill, me arsyetimin se do e merrte për një vlerësim të shëndetit mendor.

Sherifi i zonës, Singlenton beson se Casey dhe Vicky kishin një lidhje romantike dhe pikërisht gruaja, kishte frikë të rikthehej në shtëpinë e të shoqit, për shkak të paragjykimeve që do të haste, por edhe prishjes së pashmangshme të martesës që mund t’i ndodhte, shkruajnë mediat.

Burimi: Daily Mail
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: