Motra e mafiozit italian i njohur si kreu i “Cosa Nostra” është arrestuar sot nga policia, pasi i’u gjetën shënime sekrete.

Sipas mediave të huaja, Rosalia Messina Denaro, motra e Matteo Messina Denaro, i cili ishte njeriu më i kërkuar i Italisë deri në arrestimin e tij më 16 janar, kishte ndihmuar vëllain e saj të shmangte kapjen për 30 vjet. Ajo i mundësonte atij të ruante marrëdhëniet me organizatën e tij gjatë periudhës së gjatë si i arratisur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu u gjetën disa shënime mbi gjendjen shëndetësore të Danaros. Aktualisht, Denaro ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në L’Aquila.

Arrestimi i të njohurt ndryshe si “Cosa Nostra” u realizua pas 30 viteve arrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb