NGA AURORA GOLEMI

Reanta Balliu, mund të konsiderohet një “mrekulli” pasi po sfidon çdo parashikim të bluzave të bardha, duke i lënë këta të fundit pa fjalë por tashmë ajo ka nevojë urgjente për transplant.

Kur erdhi në jetë ajo nuk e ndjeu aromën e nënës, por prekjen e bisturisë së ftohtë të mjekut që e operoi duke i hequr 70% të zorrës së hollë.

Sot Reanta lufton për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT-të. Gjendja e saj është tepër alarmante dhe rëndohet nga minuti në minutë.

Prindërit e saj Mbaresa dhe Taulant Balliu kanë tre ditë që e gdhijnë pranë vogëlushes së tyre në spital, ku foshnja merr gjak dhe oksigjen për të qëndruar në jetë.

Njerëzit kanë filluar të ndihmojnë, por shuma e mbledhur është ende simbolike dhe shumë larg shifrës që kërkohet për të kryer transplantin e zorrëve të bebes. Reanta ka nevojë për transplant total të zorrëve, ndërhyrja realizohet në spitalin “Bambino Gesu” në Romë, por prindërit nuk i kanë 26.000 euro aq sa kërkon spitali për të kryer transplantin, pasi ata janë pa punë dhe pa asnjë të ardhur.

Me lot në sy jo vetëm sot, por që kur vogëlushja erdhi në jetë dhe mësuan problemin e saj, prindërit apelojnë për ndihmë.

Foshnja e çiftit Balliu, lindi me një sëmundje të rrallë, sipas diagnostifikimit të mjekëve me anomali në aparatin tretës.

Vetëm pak orë pasi lindi, Reanta iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e të komplikuar në kirurgjinë e spitalit pediatrik në QSUT.

Drejtori i spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” Doktor Blenard Nonaj thotë se e ëma e Reantës është diagnostikuar në muajin e 6-të të shtatëzanisë

Doktor Nonaj thotë se asnjë fëmije në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” nuk ka lindur me këtë anomali në aparatin tretës dhe se rasti i Reantës është tepër i rrallë por fatkeqësisht në vend nuk ka asnjë spital të specializuar që mund të kryeje transplantin.

Ka qenë ndihma dhe mbështetja e madhe e Drejtoreshës Ekzekutive të “Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës”, Gerta Hagen, e cila gjeti spitalin e specializuar për të operuar Reantën në Romë. Transplanti kushton 26 mijë euro dhe është marrë përsipër nga profesori italian Pietro Bagolan.

Vetëm solidariteti i shqiptareve mund të bëjë një mrekulli për vogëlushen, e cila dëshiron që të jetojë dhe këtë e ka treguar kur arriti të jetonte edhe një muaj megjithëse mjekët nuk i kishin dhënë shpresë.

Ju mund ta ndihmoni familjen Balliu dhe për çdo informacion mund të kontaktoni me babain e foshnjës, Taulant Balliu në numrin 069 3196553 ose të kontribuoni në numrat e llogarisë në Credins Bank:

EURO- Al 62 2121 1322 – 0000000000883096
USD- Al 08 2121 1322- 0000000000883098

Raiffaisen bank:
Mbaresa Balliu- Al: 40202130080000000030614439
Tel.0699151933

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb