Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçare me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi akuzohet për dhënie të ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasja me inicialet A. D., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të operacionit të koduar “Udhërrëfyesja”, u proceduan penalisht dhe 13 shtetas, banues në Bangladesh, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, konkretisht:

O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç, Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb