Drejtësia italiane ka arrestuar dy bashkëpunëtorët e bosit të mafies Mateo Messina Denaro të njohur ndryshe si koka e bandës ‘Cosa Nostra”.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë Emanuele Bonafede dhe bashkëshortja e tij, Lorena Ninfa Lanceri. Ata akuzohen se kanë strehuar në banesën e tyre bosin e mafies gjatë kohës që ai ishte në kërkim. Ata kontrollonin rrugët dhe tregonin  kujdes që askush të mos vinte re lëvizet e Denaros.

Kamerat e sigurisë janë ato që kanë zbuluar hapur lëvizjet e çiftit. Denaro kalonte orë të tëra me ta dhe lëvizte i pashqetësuar edhe pse ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Me arrestimin e çiftit, mbështetësit e Denaros shkojnë në gjashtë. Të mos harrojmë që pak javë më parë është arrestuar motra e tij.

Të njëjtin fat si çifti pati edhe Andrea Bonafede, topografi i cili i dha hua identitetin e tij bosit mafioz për ta lejuar atë të bënte terapi onkologjike dhe të bënte blerje e të lëvizte i lirë. Ndërkohe shoferi që e shoqëronte gjithë kohës është shpallur në kërkim.

I njohur si kumbari i mafies italiane ose ndryshe si pjesë e grupit ‘Cosa Nostra’, Denaro është arrestuar më 16 janar, pas 30 viteve të kërkuar nga drejtësia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb