Dronët iranianë “kamikazë” po përdoren nga Rusia për të nisur sulmet ndaj ukrainasve në një përshkallëzim shqetësues të luftës.

Kievi konfirmoi se kohët e fundit ka rrëzuar një numër dronësh pa pilot Shahed-136 pasi ata u përdorën në sulme gjatë fundjavës.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesa-s tha: Armiku po përpiqet të kursejë në raketa, këto drone janë shumë më të lira.

Këto armë të quajtura drone vetëvrasëse, janë quajtur “të liga” nga Ukraina , e cila ka ndërprerë kontaktet diplomatike me Iranin që kur zbuloi se këto armët po përdoreshin kundër tyre.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tërhoqi akreditimin e ambasadorit iranian dhe shkurtoi stafin e tij diplomatik në Kiev.

“Gjashtë prej këtyre dronëve iranianë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore jonë e komandave të Lindjes dhe Jugut. Një tjetër u soll në tokë nga mbrojtja ajrore e marinës”, tha Zelensky.

Irani, i cili ka mohuar furnizimin me mjete ajrore pa pilot, ka thënë se do të përgjigjet me “një veprim proporcional”.

Inteligjenca perëndimore sugjeron se Kremlini ka marrë 1000 mjete ajrore pa pilot nga Teherani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: