Sociologu i njohur dhe profesori Edmond Dragoti i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka analizuar efektet që sjell COVID-19 tek pacientët lidhur dhe me ngjarjet e vetëhedhjeve tek Infektivi e Sanatoriumi.

Dragoti thotë se COVID-19 ndikon tek sistemi nervor dhe i bën të paaftë për të rezistuar.

Më tej ai shton se frika tek pacientët brenda spitaleve ka ndonjëherë impakt pozitiv pasi i bën të nënshtrohen ndaj mjekëve e protokolleve, por nga ana tjetër rrit kapacitetin agresiv dhe adrenalinën.

”Ne shqiptarët përveçse nuk e kemi kulturë për të shkuar në spital jo për të luftuar, por kur jemi në moment të fundit. është kulturë. Kur janë në gradë të fundit. është mungesë e kulturës totale. Shpresoj COVID-19 të ketë impakt. Element që ndikon menjëherë të mospranimit të mjekimeve.
Përdorimi i maskëse etj krijon atë që humb kontrollin e vetes. Ne s’kuptohemi me njëri-tjetrin me maska, jo aty mjekët. Frika rrit adrenalinën. Frika në shumë raste ka ndikime pozitive, ajo mund të fuqizojë edhe rezistencën ndaj protokollit e mjekut.
Rrit kapacitetin agresiv. Në këtë situatë unë them që edhe vetë COVID është i paparashikueshëm dhe i panjohur. Edhe në këtë rast, ky lloj virusi ka një impuls kaq dinamik. Të paktën nga sa kam dëgjuar e kuptuar COVID-19 ka edhe ndikim tësinë e sistemit nervor. ”- tha Dragoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb