Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin virtual mbi “Dialogun Financiar dhe Ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë”.

Nën drejtimin e Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së u diskutua mbi ndikimin pandemisë në ekonomi, si dhe masat që do te marrin qeveritë në kuadër të procesit të rimëkëmbjes.

Gjatë fjalës së saj, Denaj theksoi masat e menjëhershme që mori qeveria shqiptare në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve për hapjen graduale të ekonomisë shqiptare, por edhe punën përgatitore për një plan të detajuar për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Në mënyrë të veçantë, ajo falënderoi Komisionin Europian dhe përfaqësuesit e Presidencës për mbështetjen e pakushtëzuar për reduktimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i vitit të shkuar, por edhe ato nga emergjenca e pandemisë Covid – 19 .

“Në përputhje me pritshmërinë e Bashkimit Europian ??, qeveria shqiptare do të vijojë reformat për mirëadministrimin fiskal dhe menaxhimin e financave publike, me qëllim konsolidmin fiskal”, u shpreh ministrja.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë garanton angazhim të plotë për vijimin e reformave dhe plotësimin e shpejtë të kushteve ekonomike, përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb