Këshilltari special Robert Mueller nuk gjeti që anëtarë të fushatës së Donald Trump komplotuan me Rusinë, tha prokurori i përgjithshëm William Barr të dielën.

Mueller gjithashtu nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar Presidentin Trump se ka kryer krim, por ndërkohë, nuk e shfajëson atë.

“Hetimi i këshilltarit të posaçëm nuk gjeti që fushata e Trump apo dikush që shoqërohej me të kishte komplotuar ose ishte koordinuar me Rusinë në përpjekjet e saj për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në letrën e Barr dërguar në Kongres.

Barr dhe zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein kanë vendosur që provat nuk janë “të mjaftueshme” për të mbështetur një ndjekje penale të Presidentit për ta akuzuar atë për pengim të drejtësisë.

“Derisa ky raport nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka kryer krim, ai gjithashtu nuk e përjashton atë,” citohet të ketë shkruar Barr Mueller.

Presidenti shkoi përtej përfundimeve të letrës së Barr dhe tha se gjetjet e lirojnë atë nga akuzat.

“Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë, nuk ka pasur pengim të drejtësisë, shfajësim total”, shkroi Trump në Tëitter.

“U njoftua vetëm se nuk kishte bashkëpunim me Rusinë … nuk kishte asnjë marrëveshje me Rusinë, nuk kishte asnjë pengesë, asnjë gjë”,tha Trump para gazetarëve përpara se të kthehej në Uashington nga Ëest Palm Beach, Florida. “Ishte një turp që vendi ynë duhej ta kalonte. Të jem i sinqertë, është një turp që Presidenti juaj ju desh ta kalonte”.

Ekipi i Mueller nuk ka plane për të nxjerrë aktakuza të reja.

“Raporti nuk rekomandon aktakuza të mëtejshme, as këshilli special nuk ka aktakuza të mbyllura që nuk janë bërë publike ende “, thuhet në letër.

Në tërësi, ekipi i Mueller intervistoi rreth 500 dëshmitarë dhe mori më shumë se 3.500 thirrje dhe urdhëresa të llojeve të ndryshme dhe 13 kërkesa për prova nga qeveritë e huaja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb