TIRANE
“Vëllai i madh” u dërgoi banorëve një zarf të zi ku thuhej se një prej tyre ka dhënë informacione nga jashtë dhe se kjo gjë ka ndikuar keq në gjendjen emocionale të këngëtares, por pa zbuluar emrin e konkurrentit/es.

Për shkak të kësaj situate, për “thyesin/en e rregullave” është marrë një vendim i rëndësishëm dhe siç thuhej në zarf kjo gjë do të zbulohej mbrëmjen e së premtes në “Prime”.

Banorët janë habitur nga ky lajm dhe nuk dihet ende se kush ishte personi që i ka dhëne informacionin nga jashtë këngëtares.

“Big Brother ka vënë re se njëri nga banorët ka dhënë informacione nga jashtë, që jo vetëm ka ndikuar në lojën por edhe në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix, në kundërshtim me rregulloren. Për këtë arsye, ‘Vëllai i Madh’ ka marrë një vendim të rëndësishëm, të cilin do e komunikojë nesër”, thuhej në zarfin e zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: