Trupat izraelite qëlluan dhe vranë një palestinez dhe plagosën disa të tjerë gjatë konfrontimeve në një protestë kundër vendbanimeve ilegale izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar,

Sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë viktima u godit në kokë nga zjarri i drejtpërdrejtë në qytetin Beita, vendi i demonstratave të rregullta kundër zgjerimit të vendbanimeve izraelite. Ai u dërgua në spital në qytetin verior të Bregut Perëndimor, Nablus, ku vdiq pak më vonë, shtoi ministria.

Një anëtar i familjes identifikoi burrin e vdekur si Mohammed Ali Khabisa, 27 vjeç.

Tetë palestinezë të tjerë u plagosën nga plumbat e veshur me gome, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve pafa palestineze Wafa. Ushtria izraelite tha se qindra palestinezë ishin mbledhur në zonë, duke djegur goma dhe duke hedhur gurë drejt trupave në vendin e ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: