Pritet të ndizet aksi Liverpul-Paris-Madrid, me shumë lojtarë me peshë që mund të përfshihen në këto marrëveshje. Zinedin Zidan kërkon të përforcojë sulmin e Realit të tij dhe, përveç emrave të përfolur, është edhe ai i Sado Manes, anësorit të sulmit të “Reds”-ave.

Skuadra e Klopit, nga ana tjetër, mund t’ia lejojë vetes të shesë një mes senegalezit dhe egjiptianit Momo Salah, me kushtin e vetëm që të ketë në dorë një zëvendësues të denjë.

Përveç gjermanit Timo Verner, kampionët e Europës mund të futen në garë edhe për francezin Kilian Mbape, që është gjithashtu një nga objektivat e Real Madridit. Lajmin e raporton “The Sun”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb