Rrugët e kryeqytetit prej ditës së djeshme janë përfshirë në atmosferë pas mbërritjes së tifozëve të Feyennord dhe të Romës, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë raportuar edhe incidente.

Deri më tani situata duket e qetë, ndërsa në pedonalen “Murat Toptani” janë vendosur tifozët e Feyenoord.

Gazetarja Aurora Golemi tha për BalkanWeb se tifozët nuk e kanë ndalur festën.

Festa, thirrjet në kor, duket se kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve të Romës, të cilët kanë preferuar të kalojnë pranë pedonales për të parë atmosferën e krijuar nga kundërshtarët e tyre.

Gjithashtu është krijuar një mundësi për të shitur disa suvenire.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: