Analisti Arben Meçe dhe gazetari Artan Hoxha, të ftuar në emisionin LOG në News 24 u përfshinë në një debat gjatë diskutimit për vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliaj.
Gazetari Hoxha tha se Erion Veliajn e ka provuar në kurriz se çfarë i ka bërë. Por sipas tij, Veliaj nuk e meritonte atë që i ndodhi sot.
“Veliaj duhet të ishte aty me patjetër. E vunë përpara një procesi, pa qenë prezent aty. Shumica e atyre që ishin aty në Këshill nga socialistët, janë zgjedhur nga vetë Erion Veliaj. Kishte një perceptim publik, që kjo ndodhi, ishte sepse e kërkoi kryeministri Edi Rama”, tha gazetari Artan Hoxha.
Por analisti Arben Meçe e quajti luftë të brendshme brenda PS.
Meçe theksoi se në asnjë vend të botës nuk ndodh që t’i ndërpritet mandati një funksionari politik, pasi sipas tij, çdo pushtetar i fuqishëm eleminon të gjithë kundërshtarët e tij.
Arben Meçe: Aksioni i sotëm i shkarkimit të Erion Veliajt nuk është aksioni i opozitës, por aksioni i atyre që deshin ta asgjësonin politikisht Erion Veliajn.
Sepse sa u debatua sot çështja e një prokurori i cili në Shqipëri ka arritur një pushtet kaq maksimal, sa ai mund të të marrë, të futë në burg dhe të izolojë.
Dhe nga ai moment prodhohen të gjitha kushtet që u krijuan. Që ti një politikan ta heqësh nga skenat politike sepse, tre muaj nuk ka vajtur në krye të detyrës. Dhe midis Berishës dhe Veliajt, ka një ndryshim në parim. Berisha është politikan dhe dispozita kushtetuese ka një hapësirë që ka të bëjë me mungesën e arsyeshme apo të paarsysehsme.
Kurse për kryetarin e bashkisë ka të bëjë me funksionalitetin. Por në dispozitat ligjore dhe kushtetuese për shkarkimin e një funksionari të lartë politik kudo qoftë ky në bashki, qoftë si deputet ka një dispozitë shumë serioze, që ka të bëjë me dënimin e formës së prerë.
Dhe pse themi e formës së prerë. Ky ligj është futur në Shqipëri, kur unë kam qenë deputet dhe ka pasur debat të madh për këtë ligj. Sepse në perceptimin tim të manipuluar politikisht apo jo, por edhe në perceptimin moralist.
Në momentin kur prokuroria të merr të pandehur pala tjetër hidhet dhe thotë, ti je i fajshëm dhe duhet të japësh dorëheqjen. Por demokracia nuk funksionon në këtë formë. Kur u fut ky ligj unë kam bërë debat të madh dhe grupi i PD u nda në dy pjesë.
Një pjesë e cila dëgjonte ndërgjegjen e vetë që një person që e merrte prokuroria e bënin të fajshëm dhe të japë dorëheqjen. Arben Rakipi ka qenë relatori i kodit dhe i legjislacionit dhe ngriti me përmasa këtë çështje. Në asnjë vend të botës nuk ekziston ekspozita që t’i i ndërpret mandatin funksionarit politik pa dënim të formës së prerë. Sepse një drejtues i fuqishëm vendos nën juridiksionin e plotë prokurorinë për të gjithë kundërshtarët politikë.
Artan Hoxha: Erion Veliajn e kam provuar në kurriz se çfarë na ka bërë. Por Veliaj nuk e meritonte atë që i ndodhi sot. Veliaj duhet të ishte aty me patjetër. E vunë përpara një procesi, pa qenë prezent aty. Shumica e atyre që ishin aty në Këshill nga socialistët, janë zgjedhur nga vetë Erion Veliaj. Kishte një perceptim publik, që kjo ndodhi, ishte sepse e kërkoi kryeministri Edi Rama.
Fatin e Veliajt e vendosi kryeministri. Edhe për Agim Kajmakun, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe ai ka marrë 44 paga, ka marrë para dhe familja e tij për dëm imazhi. Veliaj nuk është dënuar me vendim të formës së prerë dhe ndaj vendimi sot ishte i padrejtë.
