Manchester City dhe Liverpool vijojnë luftën në distancë për titullin kampion në Premier League. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola ka ndezur akoma më shumë rivalitetin, ku në një intervistë për Bein Sport, ka vendosur që të ngacmojë të kuqtë. Ai shprehet se këta të fundit kanë fituar vetëm 1 herë këtë trofe në 30 vitet e fundit.

“Besoj se do të jetë një duel i bukur me ‘të kuqtë’ për titullin kampion në Premier League, edhe pse ata nuk janë mësuar që ta fitojnë këtë trofe. Liverpool ka një histori të madhe në Europë, por jo në kampionat, ku ka fituar vetëm një titull në 30 vitet e fundit.

Para një jave askush nuk mendonte se ne do të shpalleshim kampionë. Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpool: mediat, tifozët dhe gjithë të tjerët” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb