Ishte një nga finalet më të rëndësishme në këtë fazë të katërt dhe Skënderbeu ia del të festojë në fund, thyen Bylis dhe i afrohet gjithnjë e më shumë fazës “play out”. Korçarët treguan forcë karakteri, përmbysin rezultatin dhe tashmë i afrohen Bylis me vetëm tre pikë diferencë. Me Memellin në stol bardhekuqtë kanë arritur të gjejnë atë shkëndije që i mungoi në pjesën më të madhe të sezonit, pas dy humbjeve radhazi, rikthehen të fitojnë dhe këtë e bëjnë pikërisht përballë rivalit të tyre kryesorë, Bylis. Vendasit e gjetën vetën në dizavantazh teksa Desançiç kaloi Bylis në epërsi në minutën e 35-të. Fundi i pjesës së parë ishte emocionues teksa Kosta Vangjeli barazoi shifrat në minutën e 41-të. Jo vetëm kaq, në minutën e 44-të, Elvi Berisha realizoi sërish për Skënderbeun duke përmbysur shifrat në 2-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Gara për mbijetesë bëhet akoma më e fortë pas fitores 2-1 që Apolonia arriti përballë Kastriotit duke bërë që ekipi i Ndreut të ndjejë nga pranë presionin e mbijetesës pasi diferenca me Bylis tashmë është në vetëm dy pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb