Serie A do të rifillojë me një superndeshje. Inter-Milan duket sikur ka rifilluar me kohë, në fakt. Biletat e “San Siro”-s tashmë janë shitur, në funksion të derbit të së shtunës. Në pak orë, pothuajse 38 mijë biletat në dispozicion, u shitën.

Kërkesat ishin tepër të larta, duke marrë parasysh kufizimet prej pandemisë. Pra, do të mbushet vetëm 50% i kapacitetit të stadiumit të Milanos. Biletat e ndeshjes mes Interit dhe Milanit do të prodhojnë të ardhura totale prej rreth 3 milionë eurosh.

Inter kryeson Serie A me 53 pikë dhe ndjek pikërisht Milan me 49 (edhe Napoli ka 49), me zikaltrit që kanë edhe një ndeshje më pak. Një sukses i Interit do të thoshte një gjysmë-titulli, ndërsa fitorja e Milanit fut totalisht kuqezinjtë në lojë për kreun. Barazimi “çon ujë në mullirin” e Napolit, që përballet me Venezian në transfertë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb