TIRANEPasi sulmoi fillimisht Xhelal Mziun se është përgjegjës për tkurrjen e PD në Kamëz dhe Paskuqan në zgjedhjet 25 qershorit, si dhe përgjigjes së ashpër të kryebashkiakut Mziu që e cilësoi si gjysmë deputet të blerë me klering nga PS, deputeti i PD, Asllan Dogjani ka reaguar sërish. Përmes një statusi në ‘Facebook’ ai ka shtuar akuzat teksa thotë se Xhelal Mziu ka paguar 800 mijë euro për të kandiduar në Kamëz.

Statusi i Asllan Dogjanit:
Po e bej kete sqarim per ata qe kane ndonje iluzion lidhje me qendrimin tim ndaj kryetarit te bashkise Kamez.
Une jam banor i kesaj Bashkie ( me gjend. civile)nga viti 1995, pavaresisht se nuk kam jetuar aty deri ne vitin 2014 edhe pse kam hedhur themelet per te jetuar. Ajo qe me ka frenuar per te jetuar aty eshte pikerisht infrastruktura skandaloze me te cilen mburret ky njeri, dhe mburret me shumat e parave qe jane akorduar, Jo me cilesin e ketyre investimeve.
Xh.Mziun e kam mbeshtetur dhe e kam votuar familjarisht dhe rrethin tim familjar ne çdo proçes zgjedhor, eshte mosmirenjohes dhe intrigant i pashoq! dhe po j’ua them;
– ne 2011 dikush nga seksionet e PD, kishin propozuar emrin tim per Kr.Bashkie (pa dienin time) dhe emri im kishte shkuar ne Kryesin e PD-s, disa dit para votimeve me ben telefon ne cilesin e kryetarit te partise dhe me thote; paraqitja e dosjes ka afat deri neser ne oren 12:00,
e sqarova qe as nuk kam shpall kandidaturen dhe as nuk kam qellim kandidimi,,gjithçka eshte bere pa i thene njeriu dhe pa dienin time.
Ajo çfar me beri pershtypje ne kete bisede telefoni, ishte e folura e tij me mllefin ndaj rivalit.
Kam shkuar nga Dibra per te votuar se pari; ne rrespekt te ndieshmeris time per voten, se dyti; mos te thote qe une kisha vertet qellim sfidues per te.
Pasi mori mandatin kisha per te hedhur nje solet betoni aty ku kam menduar per te jetuar, me dergon policet e Bashise per te nderpre punimet dhe per te prishur soleten! porosin e kishte dhene duke qene i mire informuar se ishte banesa ime dhe urdheri ishte i prere!
Nderhyri nje mik i perbashket (pasi me mua refuzoi te takohej), dhe pasi e takon dhe e pyet se pse po vepronte ne kete menyr me mua? pergjigja e tij prej intriganti dhe mosmirenjohsi, “ka votuar per Rakip Sulin”!
Ne zgjedhjet e 2015 e rikandidoi PD perseri edhe pse ne kundershtim me udhezimet “kush ka konsumuar 2 mandate, nuk do kandidoj per mandat tjeter”, per kete u shkel statuti dhe udhezimi i PD nga vete PD-ja, arsyeja nuk ishte se e akuzouan dhe e sulmuan politikisht, edhe une u sulmova dhe u akuzova politikisht, por per mua nuk i ra ndermend njeriu nga PD-ja, per Xhelalin PO, te gjith ne konferenca shtypi, vizita ne burg etj, arsyeja e vertete lidhet me interesat ekonomike, jo morale.
Per t’ia pranuar kandidimin ne 2011 (sipas nje burimi te besueshem) ka paguar 800 000 €! Per kandidimet tjera nuk kam inf.Nuk kam dieni as sa ka paguar per te mbyllur akuzen politike, por kam bindjen se ka paguar shum… pasi Ai mori pafajesi, ndersa une qe nuk kisha per te paguar jam nen akuz akoma.!
Edhe ne fushaten e 2015 ne rrespekt te parimeve te mia per PD-n (prej budallai!) e mbeshteta duke i lene punet e mia dhe duke e ndjekur ne fushat, Qendra e votimit ku une votoj , -per here te pare ne te gjitha zgjedhjet doli me 115 vota +, perveç lidhjeve miqesore, shoqerore ne qendrat tjera si ne Bathore e Paskuçan.
Perseri mosmirenjohsi dhe intriganti te vetmin njeri qe kisha ne marrdhenie pune ne ujesjelles,( mikun) i cili eshte me arsim te larte Ekonomist, me ate rrog mbante familjen,e largon nga puna!
I kerkoj takim dhe per here te pare pi kafe me te, ia shpreh kete shqetesim, dhe me thote qe; nuk e kam ditur, do e rregullojm.
Sot e asaj dite nuk e rimori ne pune edhe pse gjykata eshte shprehur me vendim te formes se prere per largim te paligjshem dhe rikthim ne pune.!
Kete mandat prej fitimtari e filloi me te njejtin stil si te Edi Rames, duke hedhur ne veprim ne terren te gjith taksa’mbledhesit, une kisha filluar aktivitet me nje kafe ne bathore dhe ma bene te neveritshme duke me ardh çdo dite (paradite vinin te Edi Rames, pasdite ose anasjelltas te Xhelalit) nga menyra dhe veprimet te njejt ishin, i vetmi dallim ishte se te Edi Rames ishin me kostum dhe kollare, te Xhelalit si sharlatan.
-Taksa gjelbrimi edhe pse nuk ka asnje peme apo lulishte ne ate periferi qe e miremban Bashkia!
-Taks ndriçimi edhe pse nuk ka asnje shtyll, asnje llamp ne rruget e bathores (perveç para shtepis se xhelalit)!
-Taks pastrimi edhe pse nuk ka asnje kosh plehrash ! + taksa taksa pa asnje sherbim te ofruar nga Bashkia.
Tarifa mujore e ujit afrofe edhe pse furnizimi me uje ishte 1-2 ore ne 24 -ore dhe ajo ore furnizimi ishte ne oren 01-03! qe nje person nga familja duhet te rri zgjuar per te mbushur bidonat me uje!!!
Te gjitha keto taksa i kerkon dhe i mbledh me forma shternguese dhe arbitrare ndaj Qytetarve deri te kushtezimi i leshimit te çertefikatave nga Gjendja Civile!, (ne kundershtim te hapur me ligjet dhe kushtetuten).
Paisja me dok. identifikimi eshte e drejte kushtetuese e Qytetarit dhe nuk mund te kushtezohet me pagimin ose jo te taksave te xhelalit.
Per mos pagim taksash bashkia te perjashton nga sherbimet qe ofron, JO nga e drejta e paisjes me Çertefikat! (alla xhelal, dhe alla Shqiperi!!!!).
Qe mos te zgjatem më ,se kam shum per xhelalin por qe mos t’ju humb durimi po e mbyll duke ju thene te gjithve atyre qe mendojne se xhelali eshte çelsi i suksesit te PD ne Kamez, nuk eshte e vertete aspak.
Ai popull ka mbeshtetur historikisht PD por eshte pikerisht xhelali qe i ka larguar dhe zhgenjyer dhe eshte ky rezultat i votave; nga 9000 e ne shume vota avantazh PD-ja ne zgjedhjet e meparshme jo shum te largeta, ka zbrit ne 1000 apo me pak ne zgjedhjet e fundit.
Ky njeri nuk ju duhet demokratve te Kamzes e Paskuçanit, nuk i duhet as PD-s ne aspektin e moralit qe perfaqeson, por fatkeqesisht PD-ja vazhdon te jete ne “simbioz” me keto specie per interesa ekonomike dhe perfitime personale, ne momentin qe ky raport prishet ose te largojn ose largohen.
Une e kam shprehur dhe po e them edhe publikisht se ne momentin qe ktij njeriu do i cenohet ky interes perfitimi material do largohet ne origjinen e vet pasi nuk e lidh morali me kete forc politike.
(mbajeni shenim kete te fundit)!
Reagimi publik i Ylber Zyberit banore i Kamzes bere ne faqen time ne fcb. Fillimisht do te publikoj reagimet publike dhe me pas reagimet qe me kane ardhur ne inbox.
Reagimi im dhe publikimi i reagimeve te qytetareve nuk ka asnje qellim per te sulmuar kryetarin e bashkise se ne te vertet ne Kamez jane bere dhe pune shume te mira por dhe keto probleme e ankesa te qytetareve qendrojne dhe nuk i them une por i thone vete qytetaret.
Ne lidhje me keqqeverisjen kam qene shume aktiv ne parlament dhe kam reaguar per papunesine varferine, per arrestimet per energjine elektrike etj dhe do vazhdoj te reagoj deri ne largimin e kesaj qeverie
Reagimi im nuk eshte dashakeqes as personal por vetem qellim mire per te permisuar punen e sherbyer qytetareve.
Here pase here do publikoj pa koment vetem mesazhet qe me vijne nga demokratet dhe ju bej thirrje te gjithe demokrateve te reagojne tani pas zgjedhjeve se vetem ne kete menyre do i sherbejme partise demokratike dhe Lulzim Bashes.
Nga e verteta nuk vjen e keqja por vjen nga servilizmi e heshtja.
Mos keni frike te flisni se po ju akuzojne per komonista siq ndodh rendome sa here ankoheni se nuk u jepet nje certifikate dhe jam i bindur se ne te gjithe bashke do punojme per partine demokratike se punojme per veten tone, punojme per te ardhmen e femijeve tane

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: