Stadiumi “Loro Boriçi” është epiqendra e të gjithë shqiptarëve sot, që i kanë sytë në përballjen kundër Turqisë, me Kombëtaren e cila luan sfidën e saj të parë zyrtare për vitin 2019.

Mijëra tifozë kuqezi janë nisur drejt Shkodrës, ndërsa shumë prej tyre kanë arritur tashmë në qytet, duke nisur festën.

Të pranishëm në rrugët afër stadiumit dhe lokale, tifozët e Kombëtares kanë nisur të këndojnë këngë e të ndezin flakadanë, për ta rritur edhe më adrenalinën në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb