Policia ka arrestuar një 43 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, të cilët tenatuan të kalojnë 32 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, duke rrezikuar jetën e punonjësve të doganës.

Bëhet me dije se është arrestuar L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Sipas uniformave blu, drejtuesi i automjetit, shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Policia është vënë në ndjekje të tyre nëpër pyll, prej ku ka arritur të arrestojë njërin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dragostunja”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndalohet 43-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen rreth 32 kg lëndë narkotike e llojit kanabis dhe automjeti me të cilin transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale finalizuan operacionin policor të koduar “Dragostunja”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elabasan kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të Prrenjasit dhe dyshohej se me automjetin e tyre transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën do ta tranportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Dragostunja”.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.

Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe arrestimin e shtetasit L.A.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb