Dekorimi i persekutorëve të regjimit komunist mes tyre i torturuesit të At Zef Pllumit, Shyqyri Çokut ka sjellë reagime të shumta si nga ana e opozitës, qeverisë dhe familjarëve, përveç opinionit publik. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë familjeve për dekorimin e torturuesve por e hodhi përgjegjësinë mbi qeverinë e kaluar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha që i futi këta persekutorë në listën e veteranëve të kategorisë së parë.

Pas këtyre deklaratave, Angjelina Gjeka, mbesa e At Zef Pllumit është shprehur deri diku e kënaqur por sipas saj kryeministri nuk tha se do të kërkonte kthimin e dekoratës për Shyqyri Çokun.

“Jam e kënaqur që kryeministri kërkoi ndjesë. Kjo ndjesë megjithatë nuk është e plotë. Nuk tha se do të kërkonte kthimin e dekoratës. Shyqyri Çoku ka torturuar xhaxhain tim Dekorimi i tij është fyerje për familjen time”, tha Angjelina Gjeka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: