Ndonëse jemi mësuar që të dëgjojmë kryesisht vjedhje apo humbje të hollash nëpër urbanë, ka edhe raste të tilla që ndodhin shumë afër. Stafi i “Trafikut Urban” në Prishtinë ka njoftuar se ka gjetur 40 euro në njërin prej autobusëve të tyre. Me këtë rast, Trafiku Urban njofton se personit që i kanë humbur, paratë mund t’i gjejë duke kontaktuar në qendrën e thirrjeve.

“Stafi i autobusëve të NPK ‘Trafiku Urban’ duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, me datën 19.02.2021 në njërin nga autobusët janë gjetur një shumë e parave me vlerë prej 40 euro. Kondukteri këtë shumë e ka dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj qytetari që dëshmon për linjën dhe kohën mund të kontaktoj Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion. Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, ka njoftuar “Trafiku Urban”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: