Teksa pjesa lindore e Turqisë u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një prej këtyre zonave të prekura.

Në një video që po qarkullon në mediat turke, shihet se si një person rrethin Bismil të Dijarbakirit, (vend i prekur dhe ky nga tërmeti), çan me thikë gomat e automjeteve të parkuara.

Kanë qenë plot 160 raste të tilla, të cilat janë raportuar në polici, ndërkohë që ende nuk është identifikuar autori. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb