Gjendja emergjente e deklaruar gjatë javës së kaluar në Etiopi është bërë edhe më mizore gjatë kalimit të ditëve. Nën këtë gjendje të re të shtetit, postimi në Facebook përbën shkelje të ligjit, ka deklaruar qeveria etiopiane gjatë kësaj fundjave.

Po ashtu, shikimi i rrjeteve televizive si Oromia Media Network dhe Radio Televizioni Satelit etiopian të financuara nga diaspora e vendit që është përkrahëse e protestave dënohet me ligj dhe është ilegale.

“Ushtria do të ndërmarrë masa ndaj atyre që postojnë në mediat sociale”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Siraj Fegessa. Ata që i thyejnë ligjet e gjendjes emergjente të Etiopisë mund të futen në burg në afat prej tri deri në pesë vjet.

Grupet më të mëdha etnike në Etiopi, Oromo dhe Amhara janë duke protestuar kundër margjinalizimit të lirive dhe të drejtave të tyre nga partia pozitare e vendit e dominuar nga minoriteti Tigray.

Pas një jave të protestave intensive që kanë dëmtuar ndërtesat qeveritare dhe bizneset e ndryshme, kryeministri etiopian Hailemariam Desalegn ka deklaruar gjendjen emergjente më 9 tetor që do të vazhdojë për gjashtë muajt e ardhshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: