Manchester United nuk po bën mirë në fushën e lojës dhe aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e kampionatit anglez. Por familja Glejzer, e cila zotëron klubin anglez, nuk shqetësohet shumë pasi edhe thashethemet për shitjen e “djajve të kuq”, rrisin në mënyrë të ndjeshme pasrinë e tyre.

Sipas “The Times”, kur bursa u hap këtë të enjte në Nju Jork, aksionet e Mançester Junajtid ishin rritur me 13% në krahasim me një javë më parë, duke arritur 13,77 dollarë secili. Me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm falë kësaj luhatje të aksioneve të klubit, familja Glejzër ka fituar rreth 240 milionë dollarë.

Në fakt, lajmi nuk ka shumë baza, pasi familja amerikane që zotëron klubin nuk duket se është gati të heqë dorë prej tij, duke përllogaritur se në këto vite ka trefishuar vlerën. Ajo pritet që të shesë vetëm një pjesë të vogël të aksioneve që zotëron te fondi “Apollo”, por jo të heqë dorë nga paketa kontrolluese e Mançester Junajtid./P.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb