Ndodh edhe kjo në Zvicër. Policia ka ndaluar një automjet brenda të cilit udhëtonin 23 anëtarë të një familjeje.
Seat Alhambra me shtatë ulëse, që mbante anëtarët e një “familjeje të zgjeruar” në rrugën e tyre nga Polonia për në kryeqytetin zviceran Bernë, u ndalua nga një doganier të hënën në mëngjes, sipas policisë gjermane, shkruan The Local.

Zyrtari zviceran ishte “sigurisht i mahnitur” nga zbulimi i tij në kufirin midis qytetit gjerman të Ëeil am Rhein dhe qytetit të Bazelit, tha policia në një deklaratë.

Familjes, e cila përfshinte 9 të rritur dhe 14 fëmijë, iu ndalua për një kohë të shkurtër hyrja në Zvicër dhe autoritetet gjermane u “njoftuan”, shtohet në deklaratë. Megjithatë, pasi të gjitha dokumentet u plotësuan, familja u lejua të hynte në Zvicër, por “jo të gjithë në Seat Alhambra”, tha policia.

Shoferi i automjetit, një shtetas zviceran, mund të “pritet të marrë një gjobë” për transportimin e pasagjerëve “plotësisht të pasiguruar” në automjetin e tij, tha policia gjermane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: