MESSINA

Policia në Portin e Messinës, në Siçili ka arritur të kapë 30 kilogramë marijuanë, që dy korrierë kanë tentuar që t’i transportojnë me ambulancë.

Oficerët e policisë kanë vendosur të kontrollojnë ambulancën, për shkak se qentë e tyre kishin filluar që të afrohen në automjet, për shkak të erës që vinte nga andej, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Pas kontrollit, policia gjeti në auto-ambulancë 50 pako me 30 kilogramë drogë, ndërsa dy persona u arrestuan.

Sipas vlerësimit të policisë, nëse kjo drogë do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 300 mijë eurove.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb