Policia në Fier ka vendosur nën hetim një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar fotografi intime të një djali 18 vjeç.

Fotografia është publikuar në rrjetet sociale dhe për këtë rast, u mor në pyetje adoleshentja.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb