Emocionet e finales së Botërorit 2018 ishin padyshim të mëdha, e sidomos kurorëzimi i kampionëve të botës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por teksa gjithë bota kishte sytë tek ndarja e trofeve për fituesit, ata më të vëmendshmit kanë arritur të fiksojnë një moment të pazakontë.

Një video që po thyen rrjetin, tregon momentin kur gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve, një grua që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin, është kapur nga kamerat teksa merr një medalje dhe e fut në xhep.

Edhe pse reagimet rreth këtij veprimi të zyrtares së FIFA-s janë të ndryshme, nuk dihet ende arsyeja e vërtetë që e shtyu të bënte këtë gjest.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb