29 dhjetori do të shënojë plot 5 vite që nga momenti kur ish-piloti i Formula 1, Michael Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas një incidenti teksa bënte ski në Alpet Franceze dhe tani ai besohet se nuk qëndron më i shtrirë në krevat pas shpenzimeve shëndetësore prej 50 mijë paundësh në javë.

Pvarësisht nga raportimet në muajin mars, ku thuhej se legjenda e F1 kishte mbetur i paaftë për të folur apo për të ecur, Sportsmail ka mësuar se ai nuk është më i shtrirë.

Mail Online njoftoi se Schumacher po merr një trajnim intensive dhe fizioterapi që vlerësohet të kushtojë më shumë se 50 mijë paund në javë.

Babai i dy vajzave, jeton sëbashku me anëtarët e ngushtë të familjes në një rezidencë 50 milionë dollarëshe në brigjet e liqenit të Gjenevës.

Schumacher mbush plot 50 vjeç më 3 janar, vetëm 5 ditës pas 5-vjetorit të tragjedisë që i ndryshoi jetën atij përgjithmonë. Bashkëshortja e tij prej 20 vitesh, Corinna, insistoi se progresi i bërë është mbajtur sekret.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: