Mediat britanike shkruajnë se gjyqi në ngarkim të dy shqiptarëve në Angli është shtyrë, për shkak se kishte pengesë gjuhësore.

Shtetasit Valdet Tafhasaj dhe Fatlind Cenaj u sollën për herë të parë para Magjistraturës Ayanna Baptiste-DaBreo për hyrje të paligjshme të mërkurën. Sidoqoftë, procedurat duhej të shtyheshin të enjten në orën 11 të mëngjesit sepse nuk kishte interpretues shqiptarë të pranishëm në gjykatë.

  • foto galeri

Magjistratura DaBreo përdori aplikacionin “Google Translate” për të inforumuar shqiptarët se gjyqi ndaj tyre do të zhvillohet në një ditë tjetër. Mëpas, u paraqit një përkthyes italian. Gjykatësit britanikë morën vesh se një prej shqiptarëve kishte qenë në Itali, e se fliste disi italishten. Megjithatë, gjykata vendosi që të interpretojë cështjen sa të mundet në gjuhën amtare.

Gjyqi tjetër do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Magjistratari Benjamin më tej urdhëroi që burrat e akuzuar – të cilët kanë qenë në paraburgim nga policia që kur u arrestuan për herë të parë të hënën – të paraburgosen në burgun e saj të Madhërisë në Balsam Ghut.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb