Një infermiere, e cila punonte në një spital COVID, në Britaninë e Madhe, është filmuar duke përdorur llogarinë bankare të një pacienteje, e cili, kishte pak minuta që kishte ndërruar jetë.

Infermierja është identifikuar si një 23-vjeçare e quajtur Aesha Basharat dhe dyshohet se kartën, ia mori fshehurazi një gruaje 83-vjeçare.

Infermierja, mësohet se e ka përdorur kartën për ditë të tëra, derisa aty, u konsuamuan të gjitha paratë.

Kur u kuptua për këtë mashtrim, vajza, u justifikua duke thënë se kishte ngatërruar kartën e pacientes me të sajën.

Por, ky pretendim ra poshtë dhe e reja u arrestua nga policia. Në gjykatë, ajo ka pranuar se e ka kryer vjedhjen e për këtë, është pezulluar nga detyra për 18 muaj, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb