Britania e Madhe ofron 5 mijë paund për personat që janë nën 30 vjeç, e kanë kaluar COVID-in dhe pranojnë të riinfektohen si pjesë e një studimi, shkruan Metro.

Qëllimi i këtij studimi sipas kësaj të përditshme, është që të zbulohet se si reagon sistemi imunitar, kur infektohet për herë të dytë me virusin. Studimi do të bëhet nga Universiteti i Okskfordit dhe në të, pranohen vetëm personat nga 18 -30-vjeç.

Personat që do të marrin pjesë në studim, do të futen në një karantinë 17 ditore, ndërsa për to, do të kujdeset një staf i mirëkualifikuar mjekësh.

Këto lloj studimesh, të konsideruar si “sfida njerëzore”, janë përdorur edhe më herët për trajtime të mëtejshme të sëmundjeve infektive, si malaria, tuberkulozi, kolera, gripi. Profesoresha Helen McShane, e cila do të kryesojë studimin, është shprehur:

“Studimet e sfidave tregojnë gjëra që studimet e tjera nuk munden, sepse, ndryshe nga infeksioni natyror, ajo është më e lehtë menaxhueshme. Kur riinfektohen këta vullnetarë, ne e dimë me saktësi se si ka reaguar sistemi i tyre imunitar gjatë infeksionit të parë COVID, pasi të njëjtën gjë, pritet të bëjë edhe kur infektohet për herë të dytë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb