Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, diskutimi është fokusuar tek largimi i mjekëve nga vendi dhe sesi mund të ndalet ky fenomen. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet se ky është një fenomen në të gjithë botën.

Sipas tij, arsyet se përse sot ka më tepër largime të mjekëve kryesisht drejt Gjermanisë, është edhe fakti që sot mundësia e lëvizjes është shumë më e madhe se vite më parë.

“Ky është një problem botëror. Realiteti është ky, vendet në varfëri emigrojnë në vendet e pasura. Sot veç fakteve ekonomike, sociale, sigurisë, është dhe fakti që lëvizja është shumë e lirë se dikur.

Plus është dhe niveli si për kushtet e punës, nivelit arsimor dhe pagës. Janë krijuar shumë arsye së bashku që të çojnë drejt një largimi të kësaj kategorie.

Dhe nga unë kanë ikur dhe kanë ardhur kanë kërkuar referenca dhe nuk mendoj se duhen ndaluar, por duhen mënyra të ndryshme organizimi…”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: