Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë vetëm 10-vjeçar është arrestuar pasi i ka vënë flakën një zone në Lesbos.

Sipas mediave greke, kur i mituri është marrë në pyetje nga efektivët e policisë, në prani edhe të psikologëve, ka pranuar se i ka vënë zjarrin pemëve, duke thënë se arsyeja se përse e ka bërë është se i pëlqen kur shikon zjarrfikësit që shuajnë flakët.

Rasti po shqyrtohet nga Prokuroria për të mitur, ndërsa gazetarët u janë drejtuar prindërve me apelin për t’u mësuar fëmijëve të ndajnë të mirën dhe të keqen, pasi rasti në fjalë mund të kishte përfunduar më keq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: