GREQI

Besimtarë të shumtë, edhe pse kishte një erë tmerrësisht të tërbuar. janë  ndodhur sot në Skala Kefalonia në Greqi për të marrë pjesë në ritin e hedhjes së Kryqit në Ujë.

Era ishte aq e fortë sa e hodhi priftin poshtë, ndërsa ai u përpoq ta hidhte kryqin në ujë.

Prifti u ngrit me ndihmën e të pranishmëve dhe hodhi kryqin në përpjekjen e dytë.

Kryqi u lidh me litar për shkak të detit të stuhishëm, ndërsa një grua e guximshme hyri në ujërat e ngrira dhe e kapi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: