Një ngjarje e aspak e zakontë, është shënuar në Indi. Një 27-vjeçar, i shpallur i vdekur pas një aksidenti me motor, është zgjuar në sallën e operacionit, pak para se mjekët të fillonin autopsinë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në spitalin publik të Mahalingapur, në Karanataka.

Ishte mjeku që po përgatiste procedurën ai që vuri re lëvizjet. Pas ekzaminimit të mëtejshëm, u konfirmua se 27-vjeçari ishte ende gjallë. Pacienti ndodhej fillimisht i shtruar në një spital privat, por kompania e sigurimeve pas “vdekjes”, kërkoi nga familja që të vendosej në një spital shtetëror dhe t’i bëhej autopsia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb