TRIESTE

Policia e Triestes ka arrestuar dy cifte, pasi akuzohen për trafik të drogës.

Një nga ciftet janë shqiptarë, përkatësisht 84 dhe 55 vjec, ndërsa tjetri italian dhe janë 56 e 53 vjec.

Ata akuzohen për shitje të kokainës. Karabinierët kanë hetuar gjithashtu 7 si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetuesve, dy shtetasit shqiptarë furnizuan çiftin italian nga banesa e tyre në Vento, e cila ishte kthyer në një lloj supermarketi të drogës, nga ku furnizoheshin edhe persona të tjerë.

Gjatë hetimit në kuadër të operacionit “Briri i Kuq”, të koordinuar nga Prokuroria Publike dhe drejtoria e Antimafies, janë kryer tre konfiskime kokaine ndaj disa blerësve të 56-vjeçarit italian, njëri prej të cilëve u arrestua sepse ishte në posedim të rreth 15 gramë kokainë, ndërsa dy të tjera u hetuan në gjendje lirie.

Burrat e secilit cift janë dërguar në burg, kurse gratë u lanë në “arrest shtëpie”. Ka dyshime se cifti i shqiptarëve në Itali merrej vazhdimisht me shitje droge, pasi janë proceduar e burgosur disa herë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb