TIRANE-Një vjedhje spektakolare ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, ku protagoniste është bërë një grua bashkë me fëmijën e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës në zonën e Brrylit në kryeqytet, teksa një grua ka vjedhur karrocën e një fëmije që ishte lënë nga prindërit jashtë lokalit.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” nga kamerat e sigurisë shihet gruaja bashkë me fëmijën, që pasi i afrohet karrocës, hipën fëmijën e saj aty dhe largohet e qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: