KOSOVE
Në Prizren, dy femra kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një mashkulli.
Mësohet se dy vajza nga Shqipëria kanë rrahur një mashkull, turk, shtetas i Gjermanisë. Pas marrjes në pyetje, të dyshuarat për sulm fizik janë paraburgosur, shkruajnë mediat e Kosovës.
“Janë arrestuar dy femra shqiptare të R. Shqipërisë pasi kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull turk, shtetas i Gjermanisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
(d.xh/ Balkanweb)