Një 43 vjeçare në SHBA është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka varrosur nënën e saj 67-vjeçare në oborrin e shtëpisë, raportojnë mediat e huaja.

Eshtrat e nënës u gjetën nga policia, pas një njoftimi paralajmërues, se në shtëpinë e 43 vjeçares ndodhej një trup i pajetë.

Gjatë hetimit nga policia 43 vjeçarja, Melissa thuhet se ka pranuar se e varrosi mamanë e saj në oborrin e shtëpisë pasi e gjeti atë të vdekur në shtrat diku midis 31 majit dhe 1 qershorit.

Ajo shpjegoi se e bëri këtë sepse nuk donte që nëna e saj të largohej nga ajo, ose t’i nënshtrohej një autopsie.

Melissa akuzohet për fshehjen dhe vdekjen e nënës, ndërkohë shkaku i vdekjes së 67 vjeçares nuk është përcaktuar ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: