Pilotët e një aeroplani të kompanisë “Spirit Airlines” u detyruan ta ndërrojnë drejtimin e fluturimit pas raportimit se një pasagjer u përpoq ta hapte derën gjatë fluturimit.

Pasagjeri, i cili nuk është identifikuar, ishte në fluturimin numër 185 nga Clevelandi në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Një zëdhënës i kësaj agjencia e përshkroi pasagjerin si të padisiplinuar dhe tha se aeroplani është lëshuar në tokë pa ndonjë incident, shkruan NBC News.

“Është me rëndësi të theksohet se hapja e derës gjatë fluturimit është e pamundur për shkak të shtypjes së ajrit brenda kabinës që e shtyn dorën drejt kornizave me forcë më të madhe sesa që një person do të mund ta tejkalonte”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Në një video të publikuar në internet shihet një pasagjer që mbahet nga disa persona të tjerë, të cilët mundoheshin ta parandalonin nga prekja e derës për dalje emergjente.

Në një video tjetër shihet i njëjti pasagjer duke u transportuar në një shtrat me rrota nga një ekip mjekësor.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb