SHKODËR

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka qëlluar me armë ndaj mikut të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku 47-vjeçari Gj.V. pas një konflikti ka marrë armën dhe ka qëlluar kundrejt shtetasit P.L.

Ky i fundit ndodhet për vizitë tek banesa e 47-vjeçarit pasi ishin miq me njeri-tjetrin. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin, ndërsa pas kontrollit në banesë janë gjetur dy armë zjarri.

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.
Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin). Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë” dhe ‘Armëmbajtja pa leje'”, bën të ditur policia e Shkodrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb