VLORË

Tre makina janë gjetur mes dallgëve të detit në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Nga të dhënat e para dyshohet se tre fuoristradat ngecën në ujë në tentativë për të nxjerrë një varkë peshkimi nga deti.

Automjetet janë futur një e nga një det për të tërhequr varkën por kanë ngecur në ujë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se pas sinjalizimit kanë mbërritur në vendin e ngjarje forcat e policisë të cilët sekuestruan varkën e peshkimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: