VORË

Një ngjarje e pazakontë besohet se ka ndodhur në Vorë. Një vajzë e mitur, 16 vjeçe ka denoncuar një 25-vjeçare.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se e mitura ka denoncuar, se vajza 25-vjeçare ka abuzuar seksualisht me të dhe më tej e ka detyruar të dhunojë veten.

Kallëzimi është bërë nga vetë vajza, e cila në prani të psikologes dhe prindërit, ka treguar se 2 muaj më parë, 25-vjeçarja e ka ftuar në shtepinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Pas këtij raporti, e mitura është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten. Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren.

(d.xh/ bzalkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb