SARANDË

Interesi i qytetarëve çekë për të vizituar Sarandën në çdo stinë të vitit ka sjellë nevojën e ngritjes së një konsullate në qytetin bregdetar.

Për herë të parë, Çekia ka hapur një konsullatë Nderi në Sarandë. Në ceremoninë e oganizuar për këtë rast, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, u prezantua Lolita Poda si konsulle e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.


Verën e kaluar ra në sy interesi i dukshëm i shtetasve nga Çekia për të vizituar Sarandën dhe pjesën jugore të Shqipërisë. Mesatarisht janë rreth 15 mijë qytetarë çekë që zgjedhin çdo vit Shqipërinë si destinacion turistik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb