Për herë të parë KPA vendos të kthejë për hetim në shkallën e parë të Vettingut një subjekt të rivlerësimit.

Bëhet fjalë për Irma Ballin, prokuroren e Apelit të Korçës e cila ishte shkarkuar nga KPK me argumentin se nuk justifikonte pasurinë.

Në shkallën e dytë, prokurorja arriti të bindte trupën gjykuese se burimet e pasurisë së saj ishin të ligjshme e për këtë shkak duke kaluar me sukses këtë shtyllë të rivlerësimit, KPA vendosi ta rikthejë dosjen e saj për hetim të mëtejshëm në KPK.

Shkalla e parë e Vettingut do të rihapë procesin për prokuroren për ta hetuar atë në dy shtyllat e tjera, atë të figurës morale dhe aftësive profesionale.

Pasi KPA nuk gjeti asnjë problem me pasurinë e znj.Irma Balli atëhere ‘ndizen’ shpresat se prokurorja mund të rikthehet në detyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb