Në futboll jo çdo gjë shkon perfekt, ka dhe ditë jo, një e tillë ishte kjo për Armando Brojën, në sfidën që Southamtpton zhvilloi në transfertë përballë Wolves. Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë si titullar, duke vërtetuar edhe një herë se trajneri Ralf Hasenhuttl i beson plotësisht.

Jimenez kaloi Wolves në avantazh në minutën e 37-të ndërsa në pjesën e dytë Coady dyfishojë shifrat. Broja nuk mundi dot këtë herë të bëjë “shenjtorin”, të shpëtojë Southampton duke u zëvendësuar në minutën e 78-të. Pak minuta më pas Southampton u rikthye në lojë duke ngushtuar diferencat në 2-1, por vetëm kaq pasi Traore realizoi në shtesë edhe golin e tretë për Wolves.

Pas javës së 21-të ekipi i Brojës renditet në vendin e 12-të në kuotën e 24 pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb