Të paktën 80 nxënës shkolle, kryesisht vajza janë helmuar gjatë fundjavës së kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Departamentit të Arsimit në qytetin e Sar-e-Pul, Muhammad Rahmani.

Autoritetet vendase janë duke hetuar shkaqet e plota të ngjarjes. Hetimi u nxit nga rrëfimet e 17 nxënësve në një shkollë dhe një ditë më vonë, 60 të tjerë, në një shkollë tjetër në një fshat aty pranë, tha në një deklaratë Rahmani.

“Pasi arritën në shkollë në mëngjes, nxënësit papritmas filluan të ndiejnë marrje mendsh, dhimbje koke dhe të përziera. Studentët shkruan në spital, por 14 prej tyre ishin në gjendje kritike për jetën”, tha kreu i departamentit.

Që nga pushtimi i vendit nga talebanët në vitin 2021, arsimimi dhe çdo e drejtë e vajzave dhe grave është kthyer në një çështje problematike. Kujtojmë që gratë nuk kanë të drejtë të punojnë, ndërsa studenteve vajzat i është mohuar e drejta e arsimit në universitete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb